PSRK aksion në disa lokacione, ndalohen shtatë të dyshuar për disa vepra penale

21.02.2024

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ka kryer aksion në shtatë lokacione të ndryshme në vend, me ç’rast janë arrestuar shtatë persona.

PSRK aksion në disa lokacione, ndalohen shtatë të dyshuar për disa vepra penale Foto: Policia e Kosovës

Përmes një komunikate për media, PSRK njofton se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.

Aksioni është zhvilluar në shtatë (7) lokacione të ndryshme me dyshimin se personat e ndaluar janë përfshirë në kryerjen e veprave penale, ‘’Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.