Prizren,arrestohet i dyshuari për kanosje të një gruaje përmes rrjeteve sociale

08.02.2024

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti kishte kanosur përmes rrjeteve sociale një grua e cila thuhet se është person zyrtar.

Prizren,arrestohet i dyshuari për kanosje të një gruaje përmes rrjeteve sociale Foto: Criminal in handcuffs

Kështu ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Njësitet e hetuesisë kanë identifikuar  dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.