1.
Prishtinë, përplasje mes veturës dhe motoçikletës, 4 persona të lënduar
26.01.2025
Një aksident trafiku me pasoja lëndimi ka ndodhur dje në mbrëmje në rrugën Xheladin Rekaliu në Prishtinë.
Rreth orës 18:35, një automjet dhe një motoçikletë u përplasën, duke shkaktuar lëndime te katër persona.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të lënduar janë tre femra dhe një mashkull, të gjithë shtetas të Kosovës. Ata janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Shkaqet e aksidentit ende po hetohen nga organet kompetente. Policia ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në rrugë dhe respektimin e rregullave të trafikut.