Prishtinë, i rrëmbejnë djalin për 300 euro borxh, nëna lajmron rastin në polici

21.12.2024

Një rast i rrëmbimit është raportuar në Prishtinë, ku një grua kosovare ka denoncuar në polici rrëmbimin e djalit të saj.

Prishtinë, i rrëmbejnë djalin për 300 euro borxh, nëna lajmron rastin në polici Foto: Ilustrim

Sipas deklaratës së saj, disa persona të paidentifikuar kanë vendosur të marrin drejtësi në duart e tyre, duke rrëmbyer të riun për shkak të një borxhi prej vetëm 300 eurosh.

Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur më 20 dhjetor 2024, kur viktima, një djalë kosovar, është marrë peng nga rrëmbyesit dhe është mbajtur i burgosur derisa të sigurohej pagesa e shumës së borxhit.

“Me datën 20.12.2024 është raportuar se me datën e lartë-cekur, ankuesja femër kosovare, kishte raportuar se disa person-a i kishin rrëmbyer dhe mbajtur djalin e saj viktimën mashkull kosovar derisa t’i paguanin një borxh në shumë prej 300€”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas marrjes së këtij raporti, organet e rendit kanë njoftuar menjëherë prokurorin përgjegjës dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Policia po punon intensivisht për të identifikuar dhe arrestuar autorët e këtij veprimi të turpshëm.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More