Prishtinë, arrestohen dy 19 vjeçar për tentim vrasje
Një ngjarje e rëndë që ndodhi në fillim të vitit ka marrë një tjetër zhvillim. Dy të rinj janë arrestuar sot nga policia e Prishtinës, të dyshuar për tentativë vrasjeje.
Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më datë 01.01.2025, rreth orës 03:00 të mëngjesit, në parkingun e një biznesi në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj. Viktima, identiteti i të cilit nuk është bërë publik ende, kishte mbetur i plagosur si pasojë e këtij incidenti.
Të arrestuar për këtë ngjarje janë dy shtetas të Republikës së Kosovës, të dy 19 vjeç:
- E. H.
- B. H.
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i tyre është rezultat i një pune të gjatë hetimore dhe të veprimeve të specializuara operative-policore.
Pas arrestimit, të dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, me vendim të prokurorit të shtetit. Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë.