Policia shqipton mbi 1400 gjoba në 24 orë, numër i lartë aksidentesh

para 47 dite

Situata në trafikun rrugor në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese.

Policia shqipton mbi 1400 gjoba në 24 orë, numër i lartë aksidentesh

Sipas të dhënave të fundit të Policisë së Kosovës, vetëm brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1470 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.

Në raportin e saj, policia bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 68 aksidente rrugore. Nga këto, 27 aksidente kanë përfunduar me lëndime të personave, ndërsa 41 të tjera me dëme materiale në automjete.

Përveç gjobave të shqiptuara dhe aksidenteve të regjistruara, policia njofton se ka arrestuar 9 persona dhe ka dërguar 6 të tjerë në mbajtje për shkelje të ndryshme të ligjit.

Etiketat

Ofertat e fundit