Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku për 24 orë
27.08.2024
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2434 gjoba në trafik.
Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 31 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 34 me dëme materiale.
Policia njofton se janë arrestuar 14 persona, ndërkaq 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje.
