Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
19.05.2024
Policia ka ndaluar një serb në Leposaviq pasi ka qenë i veshur me uniformë ku kishte vendosur emblema të Serbisë.
Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 10:50.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që është hasur – takuar i veshur me uniformë në të cilën kishte të vendosura emblema të Serbisë”, theksohet në njoftim.
Policia bën të ditur se tashmë uniforma është konfiskuar.
“Lidhur me rastin, pas konsultimit me prokurorin dhe gjyqtarin për kundërvajtje, është vendosur që uniforma të konfiskohet, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë
Etiketat
Kurti uron gjeneratën e re të policisë: “Po i bashkoheni një kategorie të veçantë institucionale”
Policia para 1 dite
Operacion i suksesshëm i policisë në veri të Mitrovicës, konfiskohen armë dhe pajisje për kriptovaluta
Policia para 3 dite
Vërmicë, arrestohen dy persona, gjatë kontrollit në pikën e kalimit kufitar i’u gjetën substanca narkotike
Policia para 3 dite
Prizren, kërcënoi viktimën e fajdës që të ndryshojë deklaratën, arrestohet në Merdarë
Policia para 4 dite
Arrestohet një i dyshuar për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike në Prizren
Policia para 4 dite
I’u zbuluan 49 kg marihuanë në Greikoc, ngrihet aktakuzë kundër katër personave
Prokuroria para 5 dite