Policia konfiskon mbi dy mijë e 600 euro false në Fushë Kosovë

19.01.2024

Mbi 2 mijë e 600 euro false janë falsifikuar ditën e enjte në Fushë Kosovë. Policia bën të ditur se paratë ishin monedha metalike nga një euro dhe dy euro. “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga disa persona janë deponuar monedha metalike nga dy dhe një euro në vlerë rreth 2619 euro që dyshohet […]

Policia konfiskon mbi dy mijë e 600 euro false në Fushë Kosovë Foto: Ilustrim

Mbi 2 mijë e 600 euro false janë falsifikuar ditën e enjte në Fushë Kosovë.

Policia bën të ditur se paratë ishin monedha metalike nga një euro dhe dy euro.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga disa persona janë deponuar monedha metalike nga dy dhe një euro në vlerë rreth 2619 euro që dyshohet të jenë të falsifikuar”, bëhet e ditur në njoftim.

Më tej, policia bën të ditur se monedhat janë konfiskuar për procedura hetimore.