Policia konfiskon drogë në Burgun e Dubravës

24.02.2024

Substanca narkotike janë konfiskuar gjatë muajit shkurt në Qendrën Korrektuese Dubravë.

Policia konfiskon drogë në Burgun e Dubravës Foto: Ilustrim

Policia bën të ditur se substancat narkotike janë gjetur gjatë kontrollimit të hapësirave brenda Qendrës Korrektuese, transmeton Telegrafi.

“Qendra Korrektuese Dubravë, 12.02.2024-14:00. Bazuar në raportin e bastisjes të përpiluar nga oficerët korrektues, raportohet se gjatë kontrollimit të hapësirës në mes të pavijonit 5 dhe 6 është gjetur 3 gram marihuanë e ndarë në katër copa letre. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet tutje nga anti-droga e Pejës”, thuhet në njoftim.

Kurse, më datë 17 shkurt, policia po ashtu ka konfiskuar drogë.

“Bazuar në raportin e bastisjes të përpiluar nga oficerët korrektues, raportohet se gjatë kontrollimit të hapësirës në mes të pavijonit 5 dhe 6 është gjetur 4 gram marihuanë e ndarë në shtatë copa letra”.

Drogë po ashtu është gjetur edhe më 22 shkurt.

“Bazuar në raportin e bastisjes të përpiluar nga oficerët korrektues, raportohet se gjatë kontrollimit të hapësirës së pavijonit 6 është gjetur një qese e zezë me 15 gram marihuanë e ndarë në 14 qese të vogla”, theksohet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit rastet vazhdojnë të hetohen tutje nga anti-droga e Pejës.