Policia ‘kap’ dy golfa duke bërë gara në autostradë, gjobitë shoferët me nga 400 euro dhe ua merr lejen

20.05.2024

Policia, Njësia për Kontroll të Autostradave ka hasur në dy shoferë me vetura të tipit Golf, duke bërë gara të shpejtësisë.

Policia ‘kap’ dy golfa duke bërë gara në autostradë, gjobitë shoferët me nga 400 euro dhe ua merr lejen Foto: Ilustrim

Dy shoferët, në zonën 120 km/h po zhvillonin shpejtësi 189 km/h.

Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba prej 400 eurove, nga katër pikë negative, si dhe u është marrë leja për dhjetë muaj.

Njoftimi i plotë:

“Identifikimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë”

Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.