Policia i kap 4 persona të cilët bënin gara me automjete në autostradë

25.03.2024

Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit operativ “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë” vetëm javën e fundit ka arritur në tri raste të parandaloi garat ilegale të shpejtësisë me automjete, ku ka shqiptuar pesë gjoba për pjesëmarrje në gara ilegale të shpejtësisë, dy gjoba për vazhdimin e masës mbrojtëse, një gjobë për tejkalim të shpejtësisë si dhe një gjobë për drejtimin e automjetit pa e fituar të drejtën për drejtimin e mjetit.

Policia i kap 4 persona të cilët bënin gara me automjete në autostradë Foto: Ilustrim

Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit operativ “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë” vetëm javën e fundit ka arritur në tri raste të parandaloi garat ilegale të shpejtësisë me automjete, ku ka shqiptuar pesë gjoba për pjesëmarrje në gara ilegale të shpejtësisë, dy gjoba për vazhdimin e masës mbrojtëse, një gjobë për tejkalim të shpejtësisë si dhe një gjobë për drejtimin e automjetit pa e fituar të drejtën për drejtimin e mjetit.

Gjithashtu gjatë kësaj jave në autostradën ”Dr. Ibrahim Rugova “ në afërsi te Trudes në dy raste të ndara janë identifikuar katër persona duke bërë gara ilegale të shpejtësisë ndaj të cilëve në koordinim me prokurorin e shtetit janë ndërmarrë veprime për sekuestrimin e veturave dhe inicimin e rasteve për vepër penale “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”.