Policia e Malishevës sekuestron armë në dy raste të ndara

13.08.2025

Stacioni Policor në Malishevë ka ndërmarrë dy aksione të ndara, duke sekuestruar armë zjarri në dy lokacione.

Policia e Malishevës sekuestron armë në dy raste të ndara Foto: Ilustrim

Në rastin e parë, më 12 gusht 2025, në fshatin Lladroc u raportua për të shtëna me armë zjarri. Njësia e hetimeve, e mbështetur nga njësitë tjera relevante të policisë, identifikoi lokacionin dhe personat e dyshuar. Gjatë kontrollit u sekuestruan 17 gëzhoja dhe 20 fishekë. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, u realizua kontrolli i shtëpive dhe intervistimi i të dyshuarve, të cilët pranuan posedimin e armëve dhe dorëzuan një revole dhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar.

Në rastin e dytë, pas publikimit të një fotografie në rrjete sociale ku një i mitur shihej duke mbajtur një pistoletë, policia e identifikoi dhe e intervistoi atë në prani të avokatit mbrojtës dhe zyrtarit të qendrës sociale. U konstatua se arma i përkiste një familjari të tij të rritur, i cili e dorëzoi vullnetarisht në polici.

Të dyja rastet janë iniciuar si “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Policia e Kosovës apelon qytetarët të mos mbajnë armë pa autorizim dhe të njoftojnë autoritetet për çdo rast të dyshimtë, në mënyrë që të mbrohet jeta dhe siguria e të gjithëve.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More