Policia e Kosovës zhvillon aksion të ri në Kaçanik në lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamet Lika

para 28 dite

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të ri policor në komunën e Kaçanikut, në lidhje me rastin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika.

Policia e Kosovës zhvillon aksion të ri në Kaçanik në lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamet Lika

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili bëri të ditur se operacioni po realizohet me angazhimin e njësive relevante dhe në bashkëpunim të ngushtë me organet e drejtësisë.

“Pas përfundimit të operacionit, do të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani për mediat.

Ky aksion vjen si vazhdim i hetimeve të intensifikuara pas vrasjes së rreshterit Lika. Ditë më parë, Policia e Kosovës kishte ndërmarrë një aksion të gjerë në të njëjtën komunë, ku u arrestuan më shumë se pesë persona si të dyshuar për përfshirje në këtë krim të rëndë.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka mobilizuar institucionet e sigurisë për të sjellë para drejtësisë të gjithë të përfshirët në këtë vepër kriminale.

Etiketat

Ofertat e fundit