Policia e Kosovës shqiptoi rreth 42 gjoba për ngasësit e veturave me xhama të errësuar

14.03.2024

Policia në Prizren ka marrë një sërë aktivitetesh duke shtuar kontrollin në identifikimin e kundërvajtësve në trafik, me theks të veçantë të atyre kundërvajtësve të cilët janë hasur duke drejtuar automjetet e tyre në të cilat kanë të vendosura folie ose ndonjë material tjetër me qëllim të errësimit të xhamave në mjet.

Policia e Kosovës shqiptoi rreth 42 gjoba për ngasësit e veturave me xhama të errësuar Foto: Tinting of car windows.Window film for car.

Në kuadër të këtij  aktiviteti, vetëm të mërkurën janë shqiptuar 42 gjoba për ngasësit e automjeteve të cilët kanë pasur xhamat e errësuar në automjetet e tyre.

Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me kontrolle në trafik duke mbajtur pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të zbatimit të ligjit në trafikun rrugor dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor.