Policia e Kosovës sekuestron armë të gjatë dhe municion, arrestohet 34 vjeçari
Hetuesit e Sektorit Rajonal të Policisë në Mitrovicë kanë realizuar një bastisje në një lokacion në zonën e Vushtrrisë, pas dyshimeve për posedim të paligjshëm të armëve.
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një armë të gjatë të llojit AK-47 dhe 15 fishekë, të cilat tani do të shërbejnë si prova materiale në hetimet në vazhdim.
Personi i dyshuar, një shtetas i Republikës së Kosovës, 34 vjeç, është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, me udhëzim të prokurorit. Ndaj tij është inicuar rasti penal për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Policia e Kosovës thekson se veprime të tilla bëhen me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të armëve dhe ruajtjes së sigurisë publike në vend.