Policia e Kosovës: Pajisjet dimërore, obligim nga 15 nëntori

13.11.2024

Me afrimin e stinës së dimrit, Policia e Kosovës po u rikujton të gjithë shoferëve për obligimin e përdorimit të pajisjeve dimërore.

Policia e Kosovës: Pajisjet dimërore, obligim nga 15 nëntori Foto: Ilustrim

Në një njoftim, Policia e Kosovës ka theksuar se “nga data 15 nëntor deri me 15 mars kërkohet që mjetet në qarkullim t’i kenë pajiset dimërore”.

“Apelojmë, për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jetë në kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhet në njoftim.

Këshilla për shoferët

Përveç përdorimit të pajisjeve dimërore, ju rekomandojmë shoferëve të:

  • Kontrollojnë rregullisht gjendjen e automjetit: Të kontrollojnë nivelin e lëngjeve, frenave, flluskën dhe të sigurohen që automjeti është në gjendje të mirë.
  • Adaptojnë shpejtësinë në kushtet e rrugës: Të ngasin me kujdes dhe të përshtaten shpejtësinë në varësi të kushteve atmosferike dhe të rrugës.
  • Mbajnë një distancë të sigurt nga automjeti përpara: Të lënë një distancë më të madhe se zakonisht për të reaguar në kohë në rast të ndonjë situate të papritur.
  • Përdorin dritat e mjegullës nëse është e nevojshme: Të përdorin dritat e mjegullës për të pasur një vizibilitet më të mirë në kushte të shiut ose mjegullës.
Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More