Policia e Kosovës konfiskon 105 mijë euro që dyshohen se janë të falsifikuara, arrestohet i dyshuari

para 43 dite

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka realizuar një plan taktik të koordinuar, duke çuar në konfiskimin e një shume të madhe parashë të dyshuara si të falsifikuara në rajonin e Gjilanit.

Policia e Kosovës konfiskon 105 mijë euro që dyshohen se janë të falsifikuara, arrestohet i dyshuari

Pas marrjes së informacioneve se disa individë po përpiqeshin të fusnin në qarkullim para të falsifikuara, autoritetet kanë ndërmarrë një aksion të organizuar. Në një automjet me targa vendore, të ndaluar në mënyrë të kontrolluar, është zbuluar një shumë prej 105,000.00 eurosh, e dyshuar si e falsifikuar.

Kontrolli i mëtejshëm i shtëpisë së të dyshuarit ka rezultuar me sekuestrimin e disa provave shtesë:

  • 100,000.00 euro në kartëmonedha nga 200 euro.
  • 5,000.00 euro në kartëmonedha nga 100 euro.
  • 1 makinë për numërimin e parave.
  • 3 telefona celular.

Sipas burimeve zyrtare, provat e konfiskuara konfirmojnë dyshimet për përfshirjen e të ndaluarit në veprat penale “Falsifikimi i parasë” dhe “Pastrim i parasë”.

I dyshuari, një mashkull kosovar, është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti vazhdojnë.

Etiketat

Ofertat e fundit