Policia e Kosovës bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen pajisje ushtarake

para 39 dite

Policia e Kosovës ka kryer sot një operacion bastisjeje në dy lokacione në Zubin Potok, duke konfiskuar pajisje të ndryshme ushtarake dhe një pushkë gjuetie.

Policia e Kosovës bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen pajisje ushtarake Foto: EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Zëvendësdrejtori për veriun, Veton Elshani, ka deklaruar për Dukagjinin se një person është duke u intervistuar si i dyshuar, ndërsa një tjetër pritet të intervistohet.

Gjatë bastisjeve, Policia ka sekuestruar:

  • Uniformë ushtarake.
  • Jelek antiplumb.
  • Radiolidhje.
  • Një pushkë gjuetie.

Incidentet në këtë zonë janë intensifikuar, veçanërisht pas sulmit terrorist të 29 nëntorit në Varagë, ku u dëmtua infrastruktura kritike e Kosovës.

Etiketat

Ofertat e fundit