Policia e Kosovës arreston në flagrancë një të dyshuar për fajde

15.12.2025

Me datën 15 dhjetor 2025, Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me prokurorinë në Ferizaj, ka ndërmarrë veprime hetimore që kanë rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar në flagrancë gjatë kryerjes së veprës penale të “Fajdes”.

Policia e Kosovës arreston në flagrancë një të dyshuar për fajde Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari dyshohet se ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës dhe duke e ngarkuar atë me kamatë në mënyrë të kundërligjshme. Këto veprime konsiderohen shkelje e ligjit dhe përbëjnë veprën penale të “Fajdes”.

Pas arrestimit, ndaj të dyshuarit janë ndërmarrë veprimet procedurale përkatëse. Ai është intervistuar dhe më pas është ndaluar me aktvendim të prokurorit, ndërkohë që hetimet për këtë rast vazhdojnë.

Policia e Kosovës thekson rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për parandalimin e veprave të tilla dhe fton të gjithë që të raportojnë raste të ngjashme për të mbrojtur të drejtën dhe sigurinë e qytetarëve.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More