Policia e Kosovës arrestoi 30 persona brenda 24 orëve të fundit
09.10.2024
Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit ka arrestuar 30 persona për incidente dhe vepra të ndryshme penale.
Me urdhër të prokurorit, 17 prej të arrestuar janë dërguar në qendrën e paraburgimit, tre në vuajtje të dënimit ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Arrestimet kanë ndodhur në raste të ndara dhe në rajone të ndryshme të vendit.