Podujevë, e dërgoi veturën për ta rregulluar, sulmohet nga punëtorët e servisit

17.03.2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka raportuar që kur e ka dërguar veturën për riparim është sulmuar nga dy punëtorë të servisit.

Podujevë, e dërgoi veturën për ta rregulluar, sulmohet nga punëtorët e servisit Foto: Ilustrim

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Podujevë / 16.03.2024-13:08. 

Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se derisa e ka dërguar veturën e tij në servis për të riparuar disa pjesë, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy punëtorë te  servisit-të dyshuarit meshkuj kosovar, të cilët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”