Parandalohet kontrabandimi i 36 orëve dore në Han të Elezit, sekuestrohen mallrat e padeklaruara

10.07.2026

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Parandalohet kontrabandimi i 36 orëve dore në Han të Elezit, sekuestrohen mallrat e padeklaruara Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit zyrtar, më 10 korrik 2026, në hyrje të Republikës së Kosovës, një automjet me targa të huaja është ndaluar për kontroll në vijën e dytë. Gjatë kontrollit, në bagazhin e automjetit janë gjetur të fshehura 36 orë dore, të cilat nuk ishin deklaruar në kufi.

Mallrat e padeklaruara janë sekuestruar deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit, shtetas i huaj, është iniciuar procedurë për mosdeklarim të mallrave.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Doganën dhe institucionet e tjera relevante, do të vazhdojë angazhimin për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera të kundërligjshme në pikat kufitare.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More