Operacion policor në Leposaviq, konfiskohen armë, eksploziv dhe uniforma ushtarake
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, në orën 18:00, do të mbajë një konferencë për media në ndërtesën e Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovica Veri, ku do të shpalosen detaje rreth një operacioni policor të zhvilluar në një fshat të Leposaviqit.
Sipas njoftimit të Policisë, operacioni ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme armatimi, eksplozivi dhe uniformash ushtarake. Detajet e sakta të këtij zbulimi do të prezantohen në konferencën e sotme për media.
Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë figura të larta të sigurisë, përfshirë ministrin e Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, dhe zëvendësdrejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, Veton Elshani.
Ky operacion vjen në një kohë kur situata në veri të Kosovës ka qenë e tensionuar, dhe pritet që detajet e shpalosura në konferencë të hedhin dritë mbi natyrën e këtij zbulimi dhe implikimet e tij për sigurinë në rajon.