Operacion policor në Gjakovë, arrestohen dhjetë persona për organizim të bixhozit të paligjshëm

22.03.2025

Një operacion i gjerë policor i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjakovë, ka rezultuar me arrestimin e dhjetë personave të dyshuar për organizimin e bixhozit të paligjshëm dhe vepra të tjera penale.

Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka ndërmarrë këtë aksion pas marrjes së informacioneve të besueshme për aktivitetet e paligjshme që zhvilloheshin në një objekt banesor në qytet.

Gjatë operacionit, policia ka ekzekutuar urdhër-kontrollin në dy lokacione të ndryshme, ku ka gjetur dhe sekuestruar prova të shumta materiale, përfshirë:

  • Tre aparate të lojërave të fatit (APEX)
  • Rreth 6 mijë euro dhe shuma të tjera në valuta të huaja
  • “Qipa të pokerit” dhe letra bixhozi
  • Një pistoletë me një karikator

Si rezultat i këtij aksioni, janë arrestuar 10 persona meshkuj të moshës madhore. Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të arrestuarit dyshohen për veprat penale të “Organizimit të skemave piramidale apo bixhozit të paligjshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”. Hetimet për këtë rast janë në vazhdim.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/pfbid0369225tvu6EaaWT9iVWK9GujhaY8zBNNxD9ujiD1grHSshhzo4fALA3pBdsgaNcjSl