Një shtetase amerikane e mitur sulmohet seksualisht në Prishtinë

10.02.2024

Një vajzë e mitur është ngacmuar seksualisht në Prishtinë ditën e premte.

Një shtetase amerikane e mitur sulmohet seksualisht në Prishtinë Foto: Ilustrim

Policia njofton se viktima është shtetase amerikane, dhe se ajo është tërhequr nga një person i cili ishte me biçikletë duke e tërhequr me forcë dhe duke e prekur në vende intime.

“Rr. Nexhip Dragaj, Prishtinë 09.02.2024-17:10. Viktima femër shtetase amerikane- e mitur, ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë, një person i panjohur me biçikletë duke e tërhequr me forcë e ka prekur në pjesët intime të trupit”.

Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore.