Një aksident me fatalitet dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku brenda 24 ore në Kosovë

27.09.2025

Policia e Kosovës ka regjistruar një numër të lartë shkeljesh të rregullave të komunikacionit në 24 orët e fundit.

Bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 2.390 tiketa trafiku.

Poashtu, policia ka njoftuar se në 24 orëshin e fundit në Kosovë është regjistruar një aksident me fatalitet, ku janë përfshirë një makinë dhe një motoçiklet.

Aksidenti me fatalitet ka ndodhur në Pejë, ku si pasojë ka humbur jetën një 15 vjeçar dhe është lënduar një tjetër.

“Ju informojmë se me datë 26 shtator 2025, rreth orës 14:05, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Treboviq-Pejё.

Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Në këtë aksident ishin të përfshira një vetur dhe një motoçiklet.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i motoçikletes pasi humb kontrollin në një kthesë ( i dyshuar) gjatë përball kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e godet veturën e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.

Si pasojё e kёtij aksidenti njё person ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёsa personi i lënduar është dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, ku është duke u trajtuar.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.” thuhet në njoftimin e policisë.