Në një bankë në Prishtinë për tre muaj janë deponuar rreth 2000 euro të falsifikuara

02.03.2024

Një zyrtar i një banke në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë ka raportuar në Polici para të falsifikuara.

Në një bankë në Prishtinë për tre muaj janë deponuar rreth 2000 euro të falsifikuara Foto: Ilustrim

Ai ka thënë se përgjatë tre muajve janë deponuar 2053 euro që dyshohen të jenë të falsifikuara.

Rasti po hetohet, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

 “Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka njoftuar se në intervalin kohor 3 mujorë në bankë janë deponuar kartëmonedha dhe monedha të ndryshme në vlerë totale prej 2053 euro që dyshohet se janë të falsifikuar”, thuhet në raportin e PK-së.