Në një bankë në Fushë Kosovë deponohen 732 monedha metalike prej 2€ që dyshohet të jenë të falsifikuara

16.02.2024

Në një bankë në Fushë Kosovë janë deponuar rreth 732 monedha metalike prej 2€, në vlerë rreth 1464 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në një bankë në Fushë Kosovë deponohen 732 monedha metalike prej 2€ që dyshohet të jenë të falsifikuara Foto: Ilustrim

Rastin në Polici e ka raportuar ankuesja femër, menaxhere e bankës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë paratë e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Njoftimi i plotë:

Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë  15.02.2024. Ankuesja femër kosovare, menaxhere e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar rreth 732 monedha metalike prej 2€, në vlerë rreth 1464 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Parat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./Front Online