Mjegulla dhe ngricat, Policia e Kosovës me apel për shoferët: Vozitni me kujdes të shtuar

para 37 dite

Policia e Kosovës ka bërë apel tek shoferët për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, duke qenë se sipas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), ditëve në vijim, gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit do të mbizotëroj mot me temperatura të ulëta.

Mjegulla dhe ngricat, Policia e Kosovës me apel për shoferët: Vozitni me kujdes të shtuar

Sipas Policisë, si pasojë e kësaj, në disa lokacione mund të ketë rrjedhje të ujit, në ura dhe kthesa të rrezikshme mund të krijohen ngrica të cilat paraqesin rrezik për pjesëmarrësit në trafik.

Policia thotë se duhet kushtuar kujdes gjatë ngasjes, pasi po ashtu mund të ketë shembje të gurëve dhe dheut, pengesave të tjera që mund të hasen në rrugë.

LEXO EDHE:  Kosova nis luftën kundër dhunës në familje: Hallka gjurmuese për dhunuesit

“Policia e Kosovës APELON të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë rregullat e trafikut, të përdornin rripin e sigurisë, të përshtatin shpejtësisë e lëvizjes me kushtet e krijuara, të mbajnë distancë të sigurt në mes mjeteve, të mos përdorin telefonin gjatë ngasjes, të përdorin dritat dhe të përqendrohen në ngasje”- thuhet në komunikatën e Policisë, të lëshuar, sot më 04.11.2024.

Etiketat