Merdarë, sulmohet fizikisht një polic

12.02.2024

Policia ka arrestuar një person në pikën kufitare Merdare, pasi që i njëjti ka sulmuar një polic.

Merdarë, sulmohet fizikisht një polic Foto: Ilustrim

Rasti ka ndodhur ditën e diel, rreth orës 11:50.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.