Mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24-orëve

28.05.2024

Gjatë 24- orëve të fundit, në territorin e Kosovës kanë ndodhur 57 aksidente trafiku, prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 16 me persona të lënduar dhe 40 të tjera me dëme materiale.

Mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24-orëve Foto: Ilustrim

Sipas policisë, aksidentet janë raportuar në të gjitha rajonet e vendit, ndërsa me to është marrë njësiti i trafikut, transmeton IndeksOnline.

Policia ka bërë të ditur po ashtu se gjatë 24-orëve të fundit ka shqiptuar 2096 gjoba kundërvajtëse ndaj të gjithë atyre që kanë thyer rregullat e komunikacionit.