Mbante fëmijën në prehër duke vozitur, policia gjobit shoferin dhe i merr patentën për 6 muaj

04.05.2024

Policia e Kosovës, në Mitrovicën e Jugut, ka hasur në një shoferi i cili drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër.

Kështu bën të ditur policia përmes një postimi në Facebook.

Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej 400 euro, pesë pikë negative dhe masa mbrojtëse marrje e patën shoferit për gjashtë muaj.

Postimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“
Ndëshkohet shoferi i cili drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehërNjësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër.

Në bazë të ligjit 08/L-186, paragrafi 10, ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej katërqind (400) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patën shoferit për gjashtë (6) muaj
.”