Lëndohet nga një mjet shpërthyes një person në Gjakovë

25.05.2024

Një burrë ka mbetur i lënduar në fshatin Babaj Bokës së Gjakovës, i cili dyshohet se ra në kontakt me një mjet shpërthyes.

Lëndohet nga një mjet shpërthyes një person në Gjakovë Foto: Ilustrim

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se viktima është duke u trajtuar në emergjencë, ndërsa janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit dhe viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.