Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, ndalohet tregtari 43-vjeçar

29.10.2025

Policia Kufitare e Morinës ka zbuluar një rast të kontrabandës së veshjeve nga Shqipëria drejt Kosovës, gjatë një kontrolle të intensifikuar në brezin e gjelbërt, pas informacioneve operative për aktivitete të paligjshme.

Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, ndalohet tregtari 43-vjeçar Foto: Ilustrim

Sipas policisë, në aksin rrugor që lidh fshatrat Pogaj dhe Gorozhub, mes Shqipërisë dhe Kosovës, u ndal automjeti me drejtues V. D., 43 vjeç, banues në Kukës.

Gjatë kontrollit, në automjet u gjetën disa thasë me veshje të ndryshme, të cilat dyshohet se po tentoheshin të kontrabandoheshin në Kosovë. Mallrat dhe automjeti u sekuestruan si provë materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ku për V. D. ka nisur procedimi penal për veprat penale “transporti i mallrave kontrabandë” dhe “fshehja e të ardhurave”.

Policia vendore theksoi se do të vijojë me kontrolle të tilla operative për parandalimin e kontrabandës dhe veprimeve të paligjshme në kufi.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More