Konfiskimi i rreth 33 kg drogë në Vërmicë, policia gjen edhe dy vetura të personave të dyshuar

24.02.2024

Rreth 33 kilogramë marihuanë janë konfiskuar para dy ditësh në bjeshkët e Vërmicës, lidhur me rastin policia ditën e premte ka gjetur edhe dy vetura, të cilat dyshohen se ishin pronë e personave të dyshuar.

Konfiskimi i rreth 33 kg drogë në Vërmicë, policia gjen edhe dy vetura të personave të dyshuar

Njëri nga të dyshuarit është shtetas i Shqipërisë, transmeton Telegrafi.

“Bjeshka e fshatit Vërmicë 22.02.2024 – 17:00. Lidhur me rastin e më hershëm ku ishin konfiskuar rreth 33 kg marihuanë dhe ishte arrestuar një i dyshuar, më datë 23.02.2024 rreth orës 21:00 njësitet e PKK Vërmicë kanë gjetur dy vetura të cilat ishin pronë e të dyshuarve në rast”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Policia shqiptoi 1.128 gjoba trafiku për 24 orë

Njësiti i anti-drogës në Prizren në prezencë të avokatit mbrojtës kanë hapur veturën e njërit nga të dyshuarit mashkull shtetas i Shqipërisë, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 55.84 gram kokainë.

Rasti është duke u hetuar.

Etiketat