Kërkohet për vrasje në tentativë 20-vjeçari Brendon Ajazaj, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

24.12.2025

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, bazuar në dispozitat ligjore për publikimin e fotografisë dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo kërkesë është bërë me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar për vepër të rëndë penale.

Personi i kërkuar është:

  • BRENDON (Hamdi) AJAZAJ, i lindur më 19.10.2005 në Gjermani.

I pandehuri kërkohet për veprën penale:

  • Vrasje e mbetur në tentativë.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që, nëse kanë çfarëdo informacioni lidhur me vendndodhjen e personit të dyshuar që shfaqet në fotografinë e bashkangjitur, të njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës ose të paraqiten në stacionin policor më të afërt.

Kontaktet për të dhënë informacione janë:

  • 192 dhe 0800 19 999 (pa pagesë)
  • 039 432 327 – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë
  • E-mail: [email protected]

Policia garanton se çdo informacion i ofruar nga qytetarët do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.