“Keqpërdorim seksual”, Policia përmes videos gjen viktimën, në kërkim të dyshuarit

para 39 dite

Një raport alarmant ka tronditur komunitetin e Istogut dhe më gjerë.

“Keqpërdorim seksual”, Policia përmes videos gjen viktimën, në kërkim të dyshuarit

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke hetuar një rast të dyshuar keqpërdorimi seksual, pasi një video incizim me përmbajtje të tilla është përhapur në rrjetet sociale.

Pas marrjes së këtij informacioni, njësitë hetimore kanë nisur menjëherë veprimet për identifikimin e viktimës dhe të të dyshuarit. Sipas të dhënave zyrtare, viktima është një femër kosovare, ndërsa i dyshuari është një mashkull, gjithashtu me shtetësi kosovare.

Gjatë operacionit të kërkimit, policia ka vizituar banesën e të dyshuarit, por ai nuk është gjetur atje. Dyshohet se i dyshuari ka lënë vendin dhe aktualisht ndodhet jashtë Kosovës.

Hetimet për këtë rast vazhdojnë me intensitet të lartë, ndërsa policia po ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për të gjetur të dyshuarin dhe për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij akti të turpshëm.

Etiketat

Ofertat e fundit