Katër të arrestuar në një ditë për dhunë në familje

05.11.2025

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar katër raste të dhunës në familje në Prishtinë, Lipjan, Malishevë dhe Rahovec, ku gjithsej katër persona janë arrestuar.

Në Prishtinë, një burrë raportohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë dhe presion ndaj familjarëve të tij. Rasti po hetohet në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

“Prishtinë /03.11.2025-NN. Me 04.11.2025 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë/presion ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Në Lipjan, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Lipjan 04.11.2025-16:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Në Malishevë, janë arrestuar një burrë dhe një grua, pasi dyshohen se kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshjeje. Të dy janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Malishevë 04.11.2025-17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Me vendim të prokurorit të njëjtit dërgohen në mbajtje”, njofton Policia.

Ndërsa në Rahovec, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një familjar mashkull, i cili gjithashtu ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Rahovec 04.11.2025-18:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Këto raste nënvizojnë rëndësinë e reagimit të menjëhershëm të Policisë ndaj incidenteve të dhunës në familje dhe vijimin e hetimeve sipas procedurave ligjore.