3.
Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë
09.05.2024
Policia e Kosovës i ka iniciuar katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.
Tri nga këto raste raportohet të jenë sulme fizike dhe një tjetër dhunë psikike.
“Prishtinë / 08.05.2024 – 03:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, ky i fundit dyshohet se e ka sulmuar fizikisht atë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.
“Prishtinë / 08.05.2024 – 19:30. Viktima femër kosovare ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është në kërkim policorë përderisa rasti vazhdon të hetohet”.