Karnevali “Golden Eagle”, policia bënë të ditur se morën pjesë rreth 76 mijë persona dhe nuk u shënua asnjë incident

01.07.2024

Për tre ditë dhe tre netë radhazi Suhareka ka qenë nikoqire e karnevalit “Golden Eagle” ku kanë performuar artistë nga vende të ndryshme të botës.

Karnevali “Golden Eagle”, policia bënë të ditur se morën pjesë rreth 76 mijë persona dhe nuk u shënua asnjë incident Foto: Ilustrim

Lidhur me mbarëvajtjen dhe sigurinë e pjesëmarrësve në këtë festë, tashmë tradicionale është përkujdesur Policia e Kosovës.

Përmes një shkrese nga ky institucion bëhet e ditur se në këtë manifestimin kanë marr pjesë rreth 76 mijë persona brenda këtyre tre ditëve dhe nuk është regjistruar asnjë incident.

Njësitë policore përkundër angazhimeve shtesë me staf policor adekuat për ofrimin e sigurisë nuk kanë evidentuar ndonje incident i cili ka rrezikuar sigurinë.

Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për mirësjellje që kanë treguar gjatë këtij manifestimi kulturor dhe rithekson se mbetet e përkushtuar në shërbim të qytetarëve.