IPK arrestoi një zyrtar policor, u kap në flagrancë duke i marrë 1000 euro ryshfet

08.02.2024

Inspektorati Policor i Kosovës kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe “Marrje ryshfeti”.

IPK arrestoi një zyrtar policor, u kap në flagrancë duke i marrë 1000 euro ryshfet Foto: Ilustrim

Ai është kapur në flagrancë duke i marrë 1 mijë euro nga një qytetar.

Në njoftimin e IPK-së thuhet se hetimet kishin filluar kohë më parë hetimet për këtë rast me autorizim dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë – Departamentin e Krimeve të Rënda.

“Pas disa veprimeve hetimore duke përfshirë edhe hetimin me masa të fshehta hetimore, sot rreth orës 17:00 nga hetuesit e IPK-së është arrestuar në Obiliq zyrtari policor (hetues në Stacionin Policor në Obiliq) kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Bazuar në veprimet hetimore që hetuesit e IPK-së kanë realizuar deri më tani, dyshohet se zyrtari policor ka pranuar 1000 Euro për të interferuar në hetimet e një rasti penal.”, thuhet në njoftim.