I gjenden 58 bimë kanabisi, arrestohet një person
16.10.2025
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Afrim Zhitija” në Podujevë, nën dyshimin për kultivim të bimëve narkotike.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar 58 bimë kanabisi të mbjella në vazo.
Sipas njoftimit zyrtar, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit. Rasti po hetohet si “kultivim i bimës së kanabisit, shkurës së kokainës ose bimës së hashashit.”
“Rr.Afrim Zhitija, Podujevë. 15.10.2025-16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjet dhe konfiskuar 58 bimë kanabisi të mbjella në vazo. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësht të policies.