Hyri në Kosovë me librezë të falsifikuar të veturës nga autoritetet e Serbisë
11.02.2024
Një person është invervistuar dje na policia pasi në pikën kufitare në Bërnjak gjatë kontrollimit të dokumenteve të veturës është vërejtur se libreza e qarkullimit të veturës e lëshuar nga autoritetet e Serbisë dyshohet se është e falsifikuar.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se përmes lexuesit të dokumenteve është verifikuar kodi elektronik i librezës, dhe nuk janë shfaqur të dhëna.
I dyshuari është intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.