Gruaja rrah burrin në Rahovec

19.03.2024

Një person ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Gruaja rrah burrin në Rahovec Foto: Ilustrim

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 00:15, në Rahovec.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.