LVV
PDK
LDK
AAK

Greikoc, konfiskohet një AK-47 dhe 30 fishekë

para 27 dite

Një operacion i suksesshëm i Policisë së Kosovës në Suharekë ka çuar në arrestimin e një personi dhe konfiskimin e një arme zjarri.

Greikoc, konfiskohet një AK-47 dhe 30 fishekë

Sipas burimeve zyrtare, i dyshuari mashkull kosovar, i cili është ndaluar në lidhje me një çështje tjetër, ka pranuar gjatë marrjes në pyetje se posedon armë.

Nga policia bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Greikoc të Komunës së Suharekës.

Në vijim të kësaj deklarate, njësitë policore kanë kryer një bastisje në shtëpinë e tij, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 së bashku me 30 fishekë.

Etiketat

Ofertat e fundit