Grabitje e armatosur në një pompë në Malishevë, vidhen para dhe pajisja e kamerave të sigurisë

03.12.2025

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 3 dhjetorit 2025 në pompën e derivateve “Delta Grup” në fshatin Llashkadrenoc.

Grabitje e armatosur në një pompë në Malishevë, vidhen para dhe pajisja e kamerave të sigurisë Foto: Ilustrim

Sipas informacioneve nga burimet, rreth orës 02:40, punëtori i pompës është sulmuar nga dy persona të panjohur, të maskuar dhe të armatosur. Njëri nga ta mbante kallashnikov, ndërsa tjetri një pistoletë. Ata i morën viktimës rreth 800 euro para të gatshme dhe pajisjen DVR të kamerave të sigurisë, duke u larguar në këmbë në drejtim të panjohur.

Ky incident rrit shqetësimin për sigurinë e pompave të derivateve, të cilat jo rrallëherë janë shënjestër e hajnisë, duke krijuar frikë dhe pasiguri si për qytetarët, ashtu edhe për punëtorët e këtyre bizneseve.

Në vendngjarje kanë dalë patrulla policore, njësia e hetimeve dhe krim-teknika, për të mbledhur prova dhe për të bërë ekzaminime të nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, rasti është regjistruar si “Grabitje”, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë në vazhdim.

Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo informacion të mundshëm që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes./Sinjali/

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More