Grabitet një person në Fushë Kosovë, e fusin me forcë në veturë dhe ia marrin paratë

30.01.2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është futur me forcë në një veturë nga disa persona, ku edhe i kanë marrë para edhe gjësende personale.

Grabitet një person në Fushë Kosovë, e fusin me forcë në veturë dhe ia marrin paratë Foto: Ilustrim

Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person të dyshuar.

“Fushë Kosovë 29.01.2024 – 22:00. Është pranuar informata se viktima mashkull kosovar është futur me forcë në një veturë nga disa persona të dyshuar dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjate patrollimit nga njësitet policore është hasur në rrugë viktima mashkull kosovar. Dyshohet se të përfshirë kane qenë disa të dyshuar kosovarë, te cilët viktimës i kanë marrë edhe disa gjësende personale dhe disa para”, thuhet në njoftim.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, kurse lidhur me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një i dyshuar mashkull kosovar.