Goditje e fortë ndaj trafikut të narkotikëve në Mitrovicë, Policia sekuestron kokainë, marihuanë dhe municion

24.02.2025

Një operacion i gjerë i Policisë së Kosovës në fshatin Rekë të Mitrovicës së Jugut ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme narkotikësh, municioneve dhe parave të gatshme.

Goditje e fortë ndaj trafikut të narkotikëve në Mitrovicë, Policia sekuestron kokainë, marihuanë dhe municion

Hetuesit e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit të Narkotikëve, të mbështetur nga një patrullë policore, kanë kryer një kontroll të detajuar në një shtëpi dhe objektet përcjellëse, duke siguruar prova të rëndësishme materiale.

Gjatë operacionit, u sekuestruan:

  • 8 qese me kokainë, me peshë totale 8.8 gramë.
  • 75 qese me marihuanë, me peshë totale 106.3 gramë.
  • 17 fara të bimëve narkotike Kanabis Sativa.
  • 8 fishekë të kalibrit 7.92×57.
  • 1 peshore digjitale.
  • 1 mulli për bluarjen e marihuanës.
  • 1010 euro para të gatshme.

Krimteknika Rajonale ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes, duke fotografuar, evidentuar, matur dhe sekuestruar provat. I dyshuari nuk u gjet në shtëpi gjatë kontrollit, por i është lënë ftesë për t’u paraqitur në Polici për intervistim.

Etiketat

Ofertat e fundit