Goditet nga traktori, vdes një person në Rahovec

13.06.2024

Një person ka vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur me traktor në Rahovec.

Goditet nga traktori, vdes një person në Rahovec Foto: Ilustrim

Policia njofton se i dyshuari mashkull, duke lëvizur mbrapa me traktor, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima pasi ka arritur në Spitalin e Gjakovës ka vdekur, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.